Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

EASA certifikon avionin e parë elektrik

Agjensia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) njoftoi dje se ka certifikuar për herë të parë një avion plotësisht elektrik, i projektuar nga kompania sllovene “Pipistrel Aircraft”.

“Ky është avioni i parë elektrik që EASA ka certifikuar, por sigurisht që nuk do të jetë i fundit”, tha Patrick Ky, drejtori ekzekutiv i EASA-s, në njoftimin e tij për shtyp.

“Pajisja e prodhuar nga kompania sllovene, “Velis Electro”, është një avion me dy vende, i destinuar kryesisht për stërvitje pilotësh”, tha EASA.

Sipas EASA-s, ky certifikim është hapi i parë drejt përdorimit tregtar të avionëve elektrikë/AFP.