Suedia po ndërton rrugën e parë në botë që do të mbushë automjetet elektrike ndërsa ato janë në lëvizje. Shteti ka realizuar tashmë katër pilot-projekte, duke ndërtuar katër rrugë të përkohshme të elektrizuara. Por seksioni rrugor prej 21 km do të jetë i përhershëm.
Rruga e elektrizuar po ndërtohet nga autoriteti suedez i transportit Trafikverket, i cili aktualisht po punon për të gjetur kontraktor për projektin. Trafikverket nuk e ka përzgjedhur ende teknologjinë e mbushjes për projektin novator, por projektimi dhe ndërtimi pritet të përfundojnë në vitin 2025, me rrugën që do të hapet menjëherë pas kësaj.
Trafikverket po shqyrton tre opsione, instalime ajrore, shina elektrike në sipërfaqen e asfaltit që transmetojnë energjinë EV përmes një përcjellësi nën veturë, ose bobina induktive të vendosura në rrugë që transmetojnë energji elektrike me valë në automjet, shkruan AutoCar.
Rruga e elektrizuar do të jetë në autostradën E20, midis Halsbergut dhe Orebros. Autostrada shtrihet midis Stokholmit në veri, nëpërmjet Goteborgut dhe Malmos në jug – dhe u zgjodh me qëllim sepse është një korridor trafiku për transportin tregtar të mallrave. Ka edhe furnizimin me energji elektrike te nevojshme.
Universiteti i Teknologjisë, Chalmers, publikoi një studim në mars duke sugjeruar se një kombinim i rrugëve të elektrizuara në 25 për qind të rrugëve më të ngarkuara dhe karikimi në shtëpi i automjeteve elektrike do të ishte optimale për kalimin në automjete elektrike.
Shkencëtarët pohojnë se atëherë bateritë në automjetet elektrike mund të jenë dukshëm më të vogla.
-
Norvegjia, vendi i parë në të cilin të gjitha veturat e reja të shitura do të jenë elektrike
-
Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike
-
Sa energji shpenzohet e sa do të shpenzohet më 2040 për vetura elektrike
-
Projekti interesant i Gjermanisë, veturat elektrike mund të karikohen në rrugë
-
Një në pesë vetura në Norvegji është elektrike