Trupi nga çeliku i pangjyrosur, dyert që hapeshin lartë e motor të vendosur në pjesën e pasme. Kur John DeLorean vendosi të krijojë automobilin e tij sportiv, e dinte se këto veçori do ta dallonin nga gjithçka tjetër.
Ishte viti 1973 dhe DeLorean, një inxhinier nga Detroiti në SHBA, kishte lënë punën si shefi më i ri në divizionin e “General Motors” për të hapur kompaninë e tij, “DeLorean Motor Company” ose “DMC”, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk i doli udhëtim i lehtë. “DMC” bankrotoi vetëm një dekadë më vonë e DeLorean u arrestua për trafik kokaine. Por në një mënyrë, gjithçka që ai kishte menduar u realizua. Automobili i tij, pavarësisht gjitha problemeve, gjeti vend në histori. Ndoshta mund të sigurojë edhe një jetë të dytë.
“Tesla” i kohës së vet
DeLorean donte të bënte një automobil sportiv me “etikë”: Të sigurt, me pak shpenzime e jetëgjatë.
Ishte “Tesla” i asaj kohe, sipas Stephen Wynne, që bleu inventarin e DeLoreanit më 1977 dhe është shef ekzekutiv i tani të ringjallurës “DeLorean Motor Company”. “DeLorean ishte një rebel që donte të veçohej nga industria dhe të bënte gjërat në mënyrën e tij”, ka thënë Wynne për “CNN”.
“Në atë kohë, industria e automobilizmit ishte në rënie. Nuk kishte asgjë interesante. Kështu që John DeLorean vendosi të merrte gjithçka në duart e veta, e për të arritur të merrte vëmendjen duhej të ishte më i miri ndër të mirët”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
{gallery}