Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

E ardhmja e Volvos – motorët pa djegie

Të gjithë automobilat e rinj që do të lansohen nga Volvo nga viti 2019 e më pas do të jenë pjesërisht ose tërësisht të fuqizuar nga bateritë. Kompania e njohur po e quan këtë “fund historik” të të gjitha modeleve që përdorin karburante me djegie.

Gjatë viteve 2019 deri më 2021, kompania planifikon të prezantojë pesë modele 100 për qind elektrike, dhe pjesa tjetër e modeleve do të jenë modele hibride, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo është kompania e parë e njohur në botë që bën një lëvizje radikale në aspektin e automobilave elektrikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky paralajmërim shënon fundin e automobilave që përdorin si fuqi vetëm motorët me djegie”, ka thënë Hakan Samuelsson, CEO i Volvos në një njoftim.

Ai ka deklaruar se kompania e tij me këtë vendim ka reaguar ndaj klientëve që kanë kërkuar automobila elektrikë. Sipas tij, kjo lëvizje po ashtu do të ndihmojë kompaninë suedeze që të arrijë caqet e caktuara ligjore në Evropë për automobilat e rinj të shitur që nga viti 2020 sa i përket emetimit të karbonit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image