Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvo nuk do të prodhojë më vetura tradicionale – i qaset fuqishëm tregut të veturave elektrike

Kompania Volvo Car Group, nën pronësi të Geely, të mërkurën ka thënë se të gjitha modelet e reja që do të lansohen nga viti 2019 do të jenë krejtësisht elektrike apo hibride, duke i dhënë fund kështu gati një gjysmë shekulli të veturave tradicionale Volvo me motorë me vetëm djegie të brendshme.

Kompania do të vazhdojë të prodhojë vetura me djegie të brendshme për modelet e nisura para vitit 2019, por ka thënë se do të prezantojë linja të reja veturash krejtësisht elektrike apo hibride, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këto plane, Volvo bëhet kompania e parë e madhe tradicionale që cakton datën përfundimtare për të kaluar në vetura elektrike.

“Ky njoftim shënon fundin e veturave me motorë të bazuar vetëm në djegie të brendshme”, ka thënë shefi ekzekutiv i Volvos, Hakan Samuelsson.

Nga viti 2019 deri më 2021 pritet të lansohen pesë modele të reja – tre nga Volvo dhe dy të tjera nga Polestar – dhe që do të jenë krejtësisht elektrike.

“Këto pesë makina do të plotësohen me një varg makinash tjera hibride me benzinë e naftë”, ka thënë Volvo.

Kjo, sipas kompanisë, do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë asnjë veturë Volvo që nuk do të ketë motor elektrik.