Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Del në shitje SEAT Arona SUV i ri për rreth 19 mijë euro

SEAT ka shtuar modelet të reja në kategorinë SUV duke prezantuar Aronan e ri, i cili do të dalë në shitje gjatë muajt të ardhshëm me çmim fillestar prej 18,600 euro.

SEAT Arona SUV i ri do të dalë në shitje me 17 nëntor duke iu shtuar SUV të vetëm të SEAT, Atreca e duke zgjeruar ofertat e kësaj kompanie, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SEAT Arona do të ofrohet me disa lloje të motorëve, njëri 1.0 litërsh me tre cilindra që prodhon 95 kuaj fuqi e që do të jetë modeli më i lirë i këtij tipi.

Tjetri 1.0 litërsh TSi i përditësuar që prodhon 115 kuaj fuqi, tjetri 1.5 litërsh me katër cilindra me benzinë që prodhon 148 kuaj fuqi.

Ndërsa me naftë do të ofrohet vetëm ai 1.6 litërsh TDI DSG me 95 kuaj fuqi apo 115 kuaj fuqi cili çmimin fillestar do ta ketë 27 mijë euro.

{gallery}