Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Dashaj i pari edhe në Ferizaj

Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma Racing Team është fitues i garës së dytë në dicilplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Ferizaj.

Dashaj me Subarun e tij deri te fitorja arriti me kohën prej 2:31.951 minuta, ndërsa i dyti u rendit Valon Jaha i HCR Gjakova, i cili me BMW pati kohë më të ngadalshme për 01.567 sekonda.

Një vend në podium, në plasmanin e përgjithshëm, e siguroi edhe Kreshnik Mariqi i Prizreni D&G, i cili u paraqit me Yugo dhe në krahasim me fituesin u vonua për 03.870 sekonda.

Për Dashajn kjo ishte fitorja e dytë radhazi në auto-sllallom, pasi më parë pati triumfuar edhe në Prizren.

"Në çdo garë hyj me seriozitetin më të madh dhe i përqendruar maksimalisht. Si rezultat i kësaj edhe sukseset janë evidente. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatit", ka thënë Dashaj pas garës.

Edhe Shoferja me BMW “shkel” garuesit në autosllallomin në Sllatinë Auto 9 muaj më parë Shoferja me BMW “shkel” garuesit në autosllallomin në Sllatinë

Duhet theksuar se, ai tash e sa vjet jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë, që gjithsesi është një sakrificë e madhe, të cilën e bën vetëm për shkak të pasionit ndaj automobilizmit.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1200 cc - Grupi 1)

1.Visar Hoti (Fiat - Prizreni D&G) 2:57.914

Klasa 2 (mbi 1200 -1600 cc - Grupi 1)

1.Dardan Sadiku (MK7 - Ferizaj) 2:52.608

2.Majlind Musliu (Toyota - Prizreni D&G) DNS

Klasa 3 (mbi 1600 cc - Grupi 1)

1.Jeton Qerimi (MBW - Gjilani) 2:43.956

2.Kushtrim Bytyqi (Renault - Ferizaj) +02.385

3.Leutrim Rexhepi (MK6 - Ferizaj) +03.003

Klasa 5 (mbi 1200 - 1600 cc - Grupi 2)

1.Suhejb Vuqitërna (Honda - Rahoveci) 2:50.616

Klasa 6 (mbi 1600 cc - Grupi 2)

1.Liridon Kalenderi (Porsche - Prizreni D&G) 2:37.286

2.Egzon Skeraj (Honda - Prizreni ) +07.090

3.Getuar Berisha (Golf - Prizreni) +11.535

Edhe Policët garojnë në auto-sllallom me vetura elektrike, triumfon Ermira Topalli Auto 9 muaj më parë Policët garojnë në auto-sllallom me vetura elektrike, triumfon Ermira Topalli

Klasa 7 (deri1200 cc - Grupi 3)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 2:35.821

2.Halil Çereti (Yugo - Prizreni D&G) +04.211

3.Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) +05.313

Klasa 8 (mbi 1200 - 1600 cc - Grupi 3)

1.Valon Rexhepi (Lupo - Eurogoma RT) 2:35.930

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +00.028

3.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) +03.509

Klasa 9 (mbi 1600 cc - Grupi 3)

1.Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 2:31.951

2.Valon Jaha (BMW - HCR Gjakova) +01.567

3.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) +04.372

Promo

1.Jugoslav Milosevki (Opel -Nikola Karev) 2:42.386

2.Maja Milosevska (Opel - Nikola Karev) +21.869

Plasmani i përgjithshëm:

1. Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 2:31.951

Edhe Llapi mbetet në Superligë Futboll 1 muaj më parë Llapi mbetet në Superligë

2.Valon Jaha (BMW - HCR Gjakova) +01.567

3. Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +03.870