Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Daimleri do të investojë mbi 100 milionë euro në fabrikën e Mercedesit në Hungari

Daimleri do të investojë mbi 100 milionë euro në fabrikën e Mercedes-Benzit në Hungari, për të ndërtuar SUV me bateri EQB, ka thënë drejtori i fabrikës, Christian Wolff.

SUV kompakt do të jetë makina e parë krejtësisht elektrike e prodhuar në Hungari, ekonomia e së cilës varet nga prodhimi i makinave, me Daimler, BMW dhe Audi të cilat ndërtojnë apo zgjerojnë kapacitetin e tyre në këtë vend, shkruan Automative Neës Europe.

Prodhimi i baterisë EQB do të nisë në Hungari dhe Pekin vitin tjetër.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, ka thënë se qeveria ka kontribuuar me 52 milionë dollarë në investimin që ka gjeneruar 4400 vende të punës në qytetin Kecskemet.