Prodhuesi gjerman i automjeteve, Daimler, deklaroi të premten se i është dhënë miratimi për të testuar automjetet e tij pa shofer në rrugët e Pekinit, duke e bërë atë prodhuesin e parë jokinez të automjeteve që lejohet të bëjë testime të kësaj natyre.
Daimler tha se do të përdorë modelet e serisë Mercedes-Benz V-Class për këto testime, të cila do të jenë krejtësisht automatike, por do të ketë gjithnjë një shofer në timon që të ndërhyjë në situata të papritura, shkruan atsh.
Automjetet pa shofer janë subjekt i debateve të ashpra në lidhje me shqetësimet se shoferët mund të ngatërrojnë teknologjitë e asistencës në pilotim, me autonominë e plotë.
Një grua 49-vjeçare u godit nga një automjet autonom duke shkaktuar vdekjen e saj ndërkohë që ajo po kalonte rrugën në shtetin amerikan të Arizonës.