Disa ditë para hapjes së panairit të veturave në Gjenevë, presidenti i brendit SEAT – Luca de Meo, ka mbajtur një video-konferencë nëpërmjet të cilës ka prezantuar projektet më të reja të kësaj kompanie dhe Cupras.
Për herë të parë do të prezantohet Cupra, transmeton Koha.net. Ky është brendi i ri, i cili do të jetë i integruar në sistemin e SEAT-it, do të ketë debutimet e veta në Gjenevë në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të këtij panairi.
Njëri nga risitë më të rëndësishme të Cupras do të jetë modeli në fotografi – Cupra e-Racer, i cili premierën botërore do ta mbajë në ditën e ardhshme në panairin e Gjenevës.
Cupra e-Racer është një model sportiv dhe karakterizohet me fuqinë e tij prej 300 deri në 500 kW. Ky model do të jetë vetura e parë në botë elektrike për gara dhe garat Rally.
Gjithashtu, edhe brendi i ri – Cupra, dëshiron të hyjë fuqishëm me vizionet e reja në botën e garave. Cupra e-Racer do të jetë modeli i ri në botën i pastër dhe efikas në botën e veturave TCR për gara.
{gallery}