Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Citroen C5 i ri arrin në 2020-ën

Prodhuesi francez nuk ka ndërmend të paraqesë gjeneratën e tretë të C5 para fundit të kësaj dekade, edhe pse versioni i mëparshëm pushoi së prodhuari për tregun evropian në pranverën e vitit 2017.

Lajmi për planet e fundit të Citroen është transmetuar në Automotive News, duke cituar një deklaratë të Linde Jackson, drejtoreshë e kompanisë, në sallonin e veturave në Frankfurt, transmeton ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa C5 nuk do të jetë i pranishëm për klientët në kontinentin e vjetër, së paku edhe tre vjet, në Kinë në fillim të vitit 2017 është prezantuar versioni i ristilizuar i brezit të dytë, i cili është ende në dispozicion në treg.

C5 i ridizajnuar ka disa ndryshime të jashtme, duke përfshirë dritat e ndryshme, maskën e ftohësit, dritat e pasme. Ndryshimet në brendësi të makinës përfshijnë, ndër të tjera, një ekran digjital në vend të tabelës së instrumenteve klasike.

Citroen C5 për tregun kinez është në dispozicion në dy versione, me dy motorë me benzinë turbo.

Motori 1.6 litërsh zhvillon 167 kuaj fuqi, ndërsa ai me 1.8 litra siguron 204 kuaj fuqi. Motori i parë nga 0-100 km / h arrin për 9.8 sekonda, derisa i dyti për 8.3 sekonda.

Derisa evropianët do të presin C5 deri në vitin 2020, ndërkohë, do të mbërrijë në treg SUV C5 Aircross, i cili është prezantuar në sallonin e veturave në Shangai në prill, ndërsa në tregjet evropiane do të arrijë gjatë vitit 2018.

Image