Kompania e njohur Chevrolet nga kjo verë për blerësit amerikanë do të ofrojë paketën e re për modelin e saj Suburban.
Paketa e re e quajtur RST Performance Package përfshinë motorin 6.2-litër V8 me kapacitet prej 420 kuajfuqi, në kombinim me marshin e ri automatik Hydra-Matic prej 10 shpejtësive, transmeton Koha.net.
Sa i përket informacioneve rreth përshpejtimit dhe shpejtësisë maksimale, ende nuk janë zbuluar.
Gjithashtu, paketa e re përfshinë edhe amortizatorët Magnetic Ride, set të ri të rrotave 22-inç me goma 285/45, sistemin e shkarkimit të gazrave “Borla”, frenat “Brembo”, si dhe eksterier të zbukuruar me disa detaje ngjyrë të zezë shkëlqyese.
{gallery}