Kompania e njohur e hiper-veturave, Bugatti, përmes një njoftimi dhe publikimi të një fotografie ka konfirmuar se më 24 gusht në ngjarjen “The Quail” në Kaliforni do të prezantojë hiper-veturën e re të quajtur Divo.
Kjo hiper-veturë e re është emëruar sipas shoferit të njohur francez Albert Divo, i cili në fund të viteve ’90-a të shekullit të kaluar dy herë ka triumfuar në garën “Targa Florio”.

Bugatti Divo është e bazuar në Chiron, por do të dallohet për nga dizajni, aerodinamikën e përmirësuar, marshin më të shpejtë si dhe me më pak peshë (më pak se Chiron Sport), transmeton Koha.net. Natyrisht, edhe me çmim më të lartë, ku Divo mund të kushtojë rreth 5 milionë euro pa tatim.
Gjithashtu, kompania paralajmëron se Divo do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 40 njësi por nuk dihet nëse këto 40 vetura do të jenë pjesë e serisë prej 500 Chironëve apo do të llogaritet si model në vete.

Divo, po ashtu, thuhet se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 385 km/h.