Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bugatti prezanton “bishën” 5 milionë euroshe

Kompania e njohur e super-veturave sportive, Bugatti, “kërcënonte” se do të krijonte një model më radikal sesa Chironi dhe ia ka arritur qëllimit.

Bugatti Divo është krijesa e re dhe kushtoi plot 5 milionë euro, gati sa dyfishi i Chironit. Themi “kushtoi” pasi të 40 modelet të tilla që u prodhuan, janë shitur tashmë.

{gallery}

Me 1,500 kuajfuqi, aerodinamikë të re, më e lehtë dhe me më shumë “muskuj”, sidomos në pjesën e pasme të saj, Divo është fantastik, shkruan tch.

Por, pavarësisht këtyre, Divo nuk është më i shpejtë sesa Chiron. Shpejtësia maksimale e tij është 380 kilometra në orë, ndërsa ajo e Chironit është 420 km/h.

Artikuj të ngjashëm