Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bugatti Divo “aterron” në Paris

Bugatti Divo ka mbërritur më në fund në Evropë. Vetura që kushton 5 milionë euro po prezantohet në Panairin e Parisit.

Në event ishin vetëm disa gazetarë të përzgjedhur dhe një “tufë” klientësh miliarderë.

Interesant është fakti se prezantimi i Bugatti Divo në kryeqytetin francez bëhet pasi 40 ekzemplarët e këtij automjeti të jashtëzakonshëm janë shitur që të gjitha.

1500 kuajfuqi, me aerodinamikë të re, më e lehtë dhe me më shumë “muskuj”, sidomos në pjesën e pasme të saj, Divo është i jashtëzakonshëm. Por, pavarësisht këtyre, Divo nuk është më i shpejtë sesa Chiron. Shpejtësia maksimale e tij është 380 km/h, ndërsa ajo e Chiron është 420 km/h.

{gallery}