Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bugatti prodhon Chironin e 100-të

Marka e automjeteve super sportive Bugatti prodhoi ekzemplarin e 100 të modelit të tij Chiron, duke arritur kështu një të pestën e objektivit të parashikuar për këtë “bishë” me 1,500 kuajfuqi, shkruan revista automobilistike “Quattroruote.it”.

Me ritmin e rreth 70 veturave të shitura në vit, fabrika në Molsheim realizon ekzemplarë praktikisht unikë, duke u bazuar në kërkesat dhe personalizimet e secilit prej klientëve.

Vetura numër 100 përfaqëson në perfeksion llojin e klientit të shtëpisë franceze, transmeton atsh.

Me drejtim në gadishullin arabik, Chiron është porositur me karbon ngjyrë blu të errët, e kombinuar me ngjyrën e zezë të disqeve dhe detaje të tjera.

Ndërsa pjesa e brendshme që është krejtësisht prej lëkure dominohet nga ngjyra e kuqe, që dallon gjithashtu në pjesën e pasme dhe në kontruin e rrumbullakët e dyerve.

{gallery}