Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Britania përshpejton në 2035 ndalimin e shitjes së makinave me naftë dhe benzinë

Londër, 4 shkurt – Ndalimi i shitjes së makinave të reja me naftë dhe benzinë do të përshpejtohet në vitin 2035, pesë vjet më herët nga sa ishte parashikuar, do të njoftojë sot kryeministri, Boris Johnson në prezantimin e COP26 mbi klimën.

Drejtuesi konservator do të zbulojë masat gjatë një fjalimi në Londër përkrah ambientalistit, David Attenborough dhe kryeministrit italian, Giuseppe Conte, për fillimin e këtij samiti që do të zhvillohet në Glasgow (Skoci) në nëntor.

“Të presësh COP26 është një mundësi e rëndësishme për Britaninë e Madhe dhe kombet në mbarë botën me qëllim për të intensifikuar luftën kundër ndryshimit klimatik”, do të deklarojë kryeministri, sipas disa pjesëve të fjalimit të tij të transmetuar më parë nga shërbimet.

Britania e Madhe parashikon zero emetim të gazit me efekt serrë deri në 2050 dhe përgjatë këtij viti ne do të inkurajojmë edhe të tjerë të na bashkohen në këtë objektiv”, do të shprehet Johnson.

“Ky fjalim shënon fillimin e një viti veprimi të Britanisë së Madhe kundër urgjencës klimatike”, theksoi qeveria/AFP.