Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Brendet kineze të veturave depërtojnë në Gjermani

Regjistrimet e brendeve kineze kanë nisur të depërtojnë në Evropë, duke u zgjeruar në tregun më të madh.

Brendi “Lynk” u rrit për 356 për qind në muajin mars në Gjermani, sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet. “MG” u shit për 271 për qind më shumë në këtë muaj. Shifrat totale të shitjes janë të ulëta (rreth 3000 njësi nga dy brendet), por ngritja e shpejtë ka lënë gjurmë në industri.

Tashmë në Gjermani katër brende kineze kanë nisur shitjet mujore të rregullta.

Në mars u regjistruan shitje edhe te Great Woll Motor, Nio, Aiways dhe BYD.

Në përgjithësi, tregu në Gjermani ka nisur të ringjallet, pas një vendnumërimi të disamuajshëm.

Artikuj të ngjashëm