Sipas të dhënave për tregun amerikan, BMW-ja gjatë vitit 2019 në SHBA ka shitur më shumë automjete për dallim nga rivali i saj kryesor, Mercedesi. Kështu, pas katër vjetësh përsëri mori titullin si brendi luksoz më i shitur në tregun amerikan.
Më saktësisht, BMW gjatë 2019-s në tregun amerikan ka lansuar 324,826 automjete, ndërsa Mercedesi ka shitur 316,094 automjete, transmeton Koha.net.
Në vendin e tretë, është brendi i famshëm i Toyotës, Lexus, me 298,114 automjete, ndërsa në vendin e katërt është edhe një brend gjerman, Audi, me 224,111 automjete të shitura.
Artikuj të ngjashëm