Së bashku me CSL dhe X-Class, Brabus këto ditë është marrë edhe me modifikimin e edhe të një tjetër modeli të Mercedesit.
Kështu, Brabus për këtë E-Class All-Terrain (modeli për të gjitha terrenet) në ofertën e saj ka set të ri të rrotave 21-inç nga alumini, maskën e përparme me etiketën “Brabus”, amortizatorët e modifikuar, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Brabus për këtë model për të gjitha terrenet ofron edhe paketën për përforcimin e motorit te versioni E 220d (tani është me kapacitet prej 219 kuajfuqi), si dhe pedalet nga alumini, tepihët e rinj dhe pragjet me mbishkrimin “Brabus” të ndriçuar.
Sa i përket çmimit, ky Brabus Mercedes E-Class All-Terrain kushton rreth 70,000 euro.
{gallery}