Pavarësisht dizajnit 3D të karrocerisë, rrotave AC Schnitzer 22-inç dhe sistemit të shkarkimit të gazrave Akrapoviç, ky BMW X6M ende përfaqëson reklamën e degës M Performance të kësaj marke.
Të gjitha, nga ngjyra e tij e deri në detajet në eksterier dhe interier, në mënyrë të qartë theksojnë se fjala është për modelin e madh M, falë kombinimit të ngjyrave kuq dhe kaltër i cili mund të gjendet në tërë veturën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy BMW X6M është duke u ekspozuar në Abu Dhabi dhe vjen me pasqyrat M Performance të bëra nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net, timonin M Performance, pedalet nga metali, maskën e përparme në formë gjoksi dhe etiketën CNU në pjesën e pasme.
Megjithatë, ajo çfarë e dallon këtë nga të gjitha modelet e tjera të së njëjtës seri është se karroceria e tij, dizajni i së cilës është krijuar në bazë të teknologjisë 3D. Kjo teknologji, kryesisht është aplikuar në spoilerin e përparmë, pragjet dhe difuzerin e pasmë.
Sa i përket performancës, modeli standard X6M është me kapacitet prej 575 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 4,2 sekonda. Ky model, pa dyshim, është SUV-i më i shpejtë në botë.
{gallery}