Edhe kompania e njohur Manhart në ofertën e saj ka programin e plotë për modifikimin e modelit aktual të BMW-së, X6 M.
Paketa e Manhartit për modifikimin e X6 M përfshinë përforcimin e motorit të tij 4.4-litër V8 në 700 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 315 kilometra në orë.
Në paketën e Manhartit, po ashtu, përfshihet edhe sistemi i shkarkimit të gazrave nga çeliku, set i ri i rrotave 22-inç, frenat më të forta, amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 35 mm), si dhe etiketën e Manhartit, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ky BMW X6 M ka pësuar ndryshime edhe në interier, ku për këto ndryshime përgjegjës është kompania e njohur polake Carlex Design.
Shkurtimisht, Carlex Design për këtë X6 M ka zgjedhur interier dy-ngjyrësh (zi dhe verdhë), lëkurë Alcantara si dhe disa elemente të tjera të bëra nga fibra të karbonit.
{gallery}
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit