Duket se modeli X6 i BMW-së secilën herë është duke rënë në sy të shumë kompanive që merren me modifikime.
Kësaj radhe me këtë model të jashtëzakonshëm është marrë kompania Fostla, transmeton Koha.net. Projekti i ri i Fostlas quhet “Mirr6r”, ku si bazë për ndërtimin e këtij projekti ka shërbyer BMW X6 M50d.
Fostla “Mirr6r” vjen me rrotat Hamann Anniversary Evo II Black Line me diametër prej 22-inç, amortizatorët e modifikuar, ndërsa motori i tij dizel është i përforcuar përmes paketës “PP-Performance” i cili tani është me kapacitet prej 443 kuajfuqi.
Vëmendjen më të madhe te “Mirr6r” tërheqë eksterieri i tij, në të cilin mund të shikoheni në të sikur në një pasqyre.
Të gjitha këto modifikime sipas kompanisë Fostla, kushtojnë 19,000 euro.
{gallery}