Auto

BMW i3 me pamje të re ekskluzive

Gjiganti gjerman i veturave, BMW, modelin e saj elektrik i3 (94 Ah) tani është duke e ofruar me pamje të re ekskluzive për blerësit në Holandë.

Në Holandë, ky model mban emrin BMW i3 Carbon Edition dhe vjen me eksterier me ngjyrë të zezë Carbon, disa detaje me ngjyrë gri metalike Frozen, si dhe me set të ri të rrotave 20-inç, po ashtu me ngjyrë gri Frozen, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, i3 Carbon Edition vjen edhe me interier prej lëkure, çatinë prej xhami, sistemin për parkim (Parking Assistance), xhamat e errët, si dhe me sistemin e zërimit Kardeon Stereo.

BMW i3 Carbon Edition, në Holandë kushton 53,731 euro.

{gallery}