BMW-ja ka bërë të ditur se prodhimi i veturave të saj i3 ka përfunduar pas nëntë vjetësh, duke i dhënë fund veturës së saj kompakte elektrike dhe inovative.
I3 i fundit doli nga linja e fabrikës në Leipzig, Gjermani, vetëm disa javë pasi modeli arriti një prodhim prej mbi një çerek milioni. Për të shënuar këtë rast, janë porositur dhjetë njësi të një modeli të edicionit special ultra-ekskluziv të quajtur i3 HomeRun Edition, shkruan Autoexpress të shtunën.
Bota mori pamjen e parë të i3 në formë koncepti në “Motor Show 2011” në Frankfurt, dhe kur modeli i prodhuar u shfaq në vitin 2013, dukej jashtëzakonisht i ngjashëm me modelin origjinal të makinave të ekspozimit.