Kompania amerikane e përditësimit të veturave Hennessey Performance ka modifikuar Chevrolet Camaro ZL1, i cili do të vijë në sasi të limituar, prej 100 sosh, transmeton koha.net.
I quajtur The Exorcist, ai është i bazuar në versionin më të ri të Chevroletit, por që ka pësuar ndryshime radikale në motor dhe modifikime të tjera.
Motorin e ka atë standard të Camaro ZL1, por falë përditësimeve si sistemi intercooler, një supercharger të madh, cilindra e planifikim më i mirë i pjesëve motorike, ka bërë që tani të ketë 1 mijë kuaj fuqi, që është shumë më shumë se sa modeli standard, i cili prodhon 641 kuaj fuqi.
Falë përditësimeve, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale nuk është zbuluar.