Vozitja me vetura private së shpejti do të mund të ndalohet në qendrën e Birminghamit. Kjo është vetëm njëra nga masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.
Me këtë qasje, promovohet përdorimi më i madh i transportit publik, ecjes dhe biçiklizmit, teksa kundërshtuesit thonë se një gjë e tillë mund të jetë joproduktive dhe mund shkaktojë kaos.
Më 2017, Komisioni Evropian, i ka dhënë Këshillit të Qytetit një vërejtje përfundimtare për pastrim të ajrit deri më 2020, ose do të gjobitet me 69,8 milion euro, ka bërë të ditur BBC, transmeton Koha.net.
Transporti publik do të jetë më i volitshmi për udhëtim, teksa rrugët në mes do të jenë në funksion të këmbësorëve dhe të integruara me trafikun publik. Nëse Këshilli i Qytetit e mbështet këtë plan më 21 janar, më 28 do të fillojnë konsultimet për zbatimin e tij.
-
Britania do të ndalojë qarkullimin e të gjitha veturave me benzinë dhe naftë pas 2030
-
David Beckhamit i ndalohet vozitja për shkak të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes
-
Londër, veturat e vjetra duhet të paguajnë 15 euro për të hyrë në qendër
-
Në Londër nis zbatimi i pagesës për ndotje të ajrit
-
Britania ofron zbritje për veturat elektrike për ta rritur kërkesën