David Beckhamit i është ndaluar vozitja për gjashtë muaj e është urdhëruar që të paguaj gjobë 750 funte pasi ka pranuar se ka përdorur telefonin e tij duke vozitur.
Ai është zënë duke përdorur telefonin derisa ishte duke vozitur Bentleyin e tij 100 mijë eurosh në qendër të Londrës, transmeton koha.net.
Vozitja duke përdorur telefonin në Britanin e Madhe dënohet deri në 1 mijë funte maksimalisht dhe zakonisht heqjen e gjashtë pikëve nga patentë shoferi.
Backham, pasi ka pranuar se është fajtor në gjykatën e Bromley Magistrates, është dënuar me 750 funte dhe 6 muaj ndalim të vozitjes
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
-
Këmbësorëve u ndalohet përdorimi i telefonit kur kalojnë rrugën
-
Policët britanikë ndjekin me kuaj burrin që po përdorte telefonin duke vozitur
-
Shoferëve britanikë do t’u ndalohet përdorimi i pajisjeve gjatë vozitjes
-
Për një javë gjobiten 739 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes