Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Baran Karabegu fitues i garës në karting-sllallom

Baran Karabegu ka vazhduar me suksese në automobilizëm. Ai ka fituar të shtunën garën në disiplinën karting-sllallom, që u mbajt te Salla e Panaireve.

Karabegu u rendit i pari në plasmanin e përgjithshëm, pozita e dytë i takoi Ammar Mitrovicës. Vendin e tretë e zuri Gzim Hoti.

Megjithëse qëllimi i garës më tepër ishte promovimi i disiplinës karting-sllallom, Baran Karabeg dhe Rea Gashi e shfrytëzuan edhe si një test para pjesëmarrjes në Marsejë të Francës, ku në fund të këtij muaji do ta përfaqësojnë Kosovën, ka njoftuar Federata e Autosporteve.

Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)

1.Mal Kaquri
2.Reis Ghata
3.Alp Ruhani

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 2)

1.Gzim Hoti
2.Varis Hoti
3.Loris Rexhepi
4.Leonis Rexhepi
5.Dua Ruhani
6.Dior Rysha
7.Anid Kabashi
8.Agis Kaquri
9.Lis Gjikolli
10.Rion Tytyngjiu
11.Ammar Kovaçi
12.Adriatik Statovci
 

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)

Edhe E argjendta botërore e Islamit, “konfirmim” i nivelit që ka karateja kosovare Luftarake E argjendta botërore e Islamit, “konfirmim” i nivelit që ka karateja kosovare

1.Baran Karabeg
2.Ammar Mitrovica
3.Jon Doda
4.And Zymberi
5.Redon Morina
6.Dren Mariqi
7.Endrit Tytynxhiu
8.Lidra Haxhihasani
9.Rea Gashi

Plasmani i përgjithshëm:

1.Baran Karabeg
2.Ammar Mitrovica
3.Gzim Hoti