Pekin, 3 tetor - Prodhuesi kinez i automobilave Dongfeng Motor ka tërhequr mbrapa 72.561 automjete.
Në një deklaratë të Autoritetit Kinez të Inspeksionit të Tregut dhe Rregullativ, thuhet se Dongfeng Motor ka tërhequr 72.561 automjete për shkak të një defekti në çelësin e kontaktit.
Tërheqja përfshin modelet Livina, Sylphy, New Lannia dhe Qichen të prodhuara në mes të nëntorit të vitit të kaluar dhe muajit mars të këtij viti dhe do të fillojë më 12 tetor.
Siç theksohet, Dongfeng Motor do të bëjë zëvendësimin e pjesëve me defekt pa pagesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Fordi tërheq nga tregu mbi 90 mijë automjete me defekte
-
Tesla tërheq mbi 1.6 milionë vetura në Kinë
-
Tesla tërheq rreth 9 mijë automjete në Kinë, shkak softueri
-
Tesla tërheq mbi 1.6 milionë makina në Kinë për probleme të softuerit të drejtimit