Limitet e shpejtësisë nuk ekzistojnë për Xhevdet Lecin. Kosovari nga Zvicra është tash pronar i një prej automobilave më të veçantë të Ballkanit dhe të Evropës. Leci me automobilin e tij të ri ka dalë triumfues në garën e fundit të mbajtur në Kroaci, “Drag Race”.
Leci tani është pronar i automobilit Audi S2 me motor të Audi S4 të garuesit të famshëm kroat, Dario Konopek. Adhuruesi kosovar i shpejtësisë me automobilin e tij të ri shkëlqeu në garën e fundit të mbajtur në Osijek të Kroacisë, duke arritur shpejtësi të jashtëzakonshme, edhe pse ishte zyrtarisht vetëm si shofer testues, shkruan sot “Koha Ditore”.
Superautomobili i tij arriti që shtegun prej 402 metrave distancë ta kalojë për më pak se nëntë sekonda, duke u dalluar në mesin e më shumë se 150 automobilave pjesëmarrës, në garën e zhvilluar në fundjavën e fundit të muajit maj.
Me automobilin e tij të veçantë, Leci arriti të marrë çmimin për kohën më të mirë dhe për vendin e parë. Ai ka thënë, po ashtu se federata kroate e nderoi ish-pronarin e automobilit si mjeshtri më i mirë. Leci thotë se pati përshëndetje të madhe për garuesin e njohur kroat, që në këtë garë mori pjesë për herë të fundit me automobilin e vet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Hoxha në garë për golin më të mirë të sezonit në Kroaci
-
Me patentë-shofer serb të falsifikuar tentoi ta konvertonte në dokument RKS, Policia nis hetimet
-
Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër
-
Natë historike për Kosovën, Botërori një fitore larg