Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Automobilat me dy ngjyra shijojnë rikthimin

Është shenjë e kohës dhe e ekonomisë së fuqishme, ose ndoshta është shenjë që njerëzit thjesht janë lodhur nga automobilat e thjeshtë njëngjyrësh.

Cilado qoftë arsyeja, prodhuesit e automobilave më në fund kanë nisur të bëjnë përzierje të ngjyrave në pamjen e jashtme të modeleve të fundit të tyre, duke i dhuruar tregut punë me ngjyra me dy tone.

“Toyota” prezantoi javën e shkuar në panairin e automobilave në New York versionin e ardhshëm të “RAV4”, një model që ishte ndër më të njohurit vitin e shkuar në segmentin SUV, shkruan “Koha Ditore”. Ky model vjen me kulm me ngjyra të ndryshme – bardhë ose zi – varësisht nga versioni i preferuar.

“Hyundai Genesis” ndoqi një qasje të ngjashme me një koncept të mahnitshëm që erdhi me mundësinë e zgjedhjes së ngjyrës së hirtë metalike me kombinime të zeza në trup rreth e rreth automobilit.

Këta dy automobila iu bashkuan dy prodhuesve të tjerë në treg, “Land Roverit” e “Volvos” që kanë modele me dy hijezime ngjyrash. Këto dy brende po ashtu njihen si lidere në trendin modern që ka rrjedhur më shumë se një dekadë më parë nga “Mini” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)