Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Gjenerata e pestë e Toyota RAV4 prezantohet në New York

Toyota ka zbuluar gjeneratën e pestë të SUV-it të saj RAV4, në panairin e veturave New York 2018, i cili do të dalë në shitje në Evropë në fillimi të vitit të ardhshëm.

RAV4 i ri do të ofrohet me dy lloje të motorëve TNGA, njëri 2.5 litërsh hibrid elektrik si dhe ai 2.0 litërsh me benzinë, për të cilët pohohet se harxhojnë më pak karburant sesa versionet e tanishme si dhe më të fuqishëm, transmeton koha.net.

Ndërsa linja e motorëve për Evropë ende nuk është zbuluar.

Versioni 2.5 litërsh hibrid ka një motor të ri elektrik, për të cili Toyota pohon se përdor bateritë më pak e është shumë më efektiv e po ashtu edhe motori i dytë elektrik që dërgon fuqinë e tij vetëm në rrotat e pasme.

Motori 2.0 litërsh me benzinë do të ketë të gjitha rrotat aktive.

{gallery}