Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi e-tron GT arrin për ta rivalizuar Modelin S të Teslas

Audi ka zbuluar përgjigjen për Modelin S të Teslas. Modeli i ri i Audis, e-tron GT, përdor teknlogjinë dhe platformën që e ka përforcuar Porsche Taycanin, dhe pritet të dalë në shitje në Britani në maj.

Çmimi do të sillet nga 79.900 funte deri në 133.340 funte.

Shefi i kompanisë Markus Duesmann e përshkruan këtë veturë plotësisht elektrike, si “veturën më të rëndësishme për Audin”, raporton “Autoexpress”.

E-tron GT do të ndëtohet në gabrikën e Audis në Neckarsulm, fabrikën e njëjtë që ka prodhuar superveturën R8.

Nga lansimi, blerësit do ta kenë zgjedhjen mes dy modeleve: e-tron GT quattro dhe RS e-tron GT.

Të dy versionet përdorin motor elektrik. Vetura arrin nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 4.1 sekonda. Dhe shpejtësia maksimale është 245 kilometra në orë.

Artikuj të ngjashëm