Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi A6 e atij A7 ju shtohet një super motor me naftë

Audi ka shtuar motorin e ri 40 TDI me katër cilindra me naftë për A6 e ri Saloon e atë Avant si dhe për vargun e A7 Sportback të rinj.

Fuqia e tij vjen nga motori 2.0 litërsh me naftë që prodhon 201 kuaj fuqi, por që tani ka edhe një sistem shtesë hibrid, i cili rigjeneron rreth 5kw të fuqisë së tij gjatë lëvizjes apo frenimit e ripërdorimit të saj, transmeton koha.net.

Kjo lejon modelet me motor 40 TDI të gjenerojnë, përdorin dhe ta ruajnë energjinë në bateritë nga litiumi të vendosura në fund të veturës.

Modelet e A6 e A7 me motor 40 TDI që tani mund të porositen, ndërsa dorëzimi i tyre do të bëhet pas disa muajsh.

Audi A6 40 TDI saloon kushton 43 mijë euro në Sport, e 47 mijë euro versioni S ndërsa ai Avant 2 mijë euro më shumë në Sport e 2 mijë e 3 qind në linjën S, transmeton koha.net.

A7 40 TDI Sport kushton 52 mijë e 5 qind euro ndërsa ai S 55 mijë e 8 qind euro.

Artikuj të ngjashëm