Revista e njohur gjermane “Auto Bild” shkruan se gjiganti i veturave, Audi, për vitin 2019 do të përgatisë versionin facelift për gjeneratën aktuale të modelit A4.
“Auto Bild”, po ashtu, thotë se fjala është për një “mega facelift” (një ndryshim i madh), dhe arsyeja për kaq shumë ndryshime është shitja e dobët e A4 për dallim nga BMW Series 3 dhe Mercedes C-Class, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografitë që i shohim, tregojnë se si mund të duket A4 i ri, i cili do të vazhdojë të ofrohet edhe në version Sedan dhe Caravan (Avant).

Gjithashtu, pritet që A4 i ri të jetë në dispozicion edhe në version plug-in hibrid.
Detajet më të hollësishme në lidhje me Audi A4 facelift për 2019-ën, ende nuk janë zbuluar.