Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Arabia Saudite prezanton trenat e shpejtë që lidhin Mekën dhe Medinën

Një linjë e shpejtë hekurudhore me gjatësi prej 450 kilometrash dhe me vlerë prej 16 miliardë dollarësh do t’i lidhë Mekën dhe Medinën.

Kjo do ta përshpejtojë kohën e udhëtimit për madje tri orë, dhe në vend të pesë orëve deri në Medinë, do të mundë të arrihet për vetëm dy orë, raporton portali “Al Jazeera”.

Arabia Saudite e ka hapur një linjë të shpejtë hekurudhore e cila do t’i lidhë dy qytetet më të shenjta islamike.

Ky veprim do t’ua lehtësojë pelegrinëve muslimanë t’i vizitojnë këto qytete.

Trenat e shpejtë do t’i transportojnë udhëtarët e rregullt dhe do të lëvizin e shpejtësi prej 300 kilometrash në orë - gjë që do ta shkurtojë kohën e udhëtimit nga pesë në dy orë. Aktualisht në dispozicion janë 35 trena.

Edhe Haxhi në vështirësi nga ndryshimet klimatike Botë Haxhi në vështirësi nga ndryshimet klimatike

“Rruga nga Haramaini tani është më e shkurtër dhe më e lehtë se kurrë më parë”, tha ministri i Transportit, Nabil al-Amoudi, para njerëzve të mbledhur në stacionin Jeddah. Ky projekt e rrit përkushtimin e mbretërisë për një shërbim më të mirë ndaj islamit dhe myslimanëve, shtoi ai.

Kjo linjë do t’i lidhë pesë stacione: Mekën, Jeddah, Qytetin Ekonomik të Mbretit Abdullah, aeroportin Abdulaziz dhe Medinën.