Apple ka punësuar ish-ekzekutivin e BMW-së, Ulrich Kranz. Lajmi u dha nga Bloomberg duke thënë se ai ju bashkua Apple në javët e fundit.
Kranz ka shpenzuar 30 vite në BMW duke drejtuar kompaninë në zhvillimin e i3, veturës së parë plotësisht elektrike të BMW.
Pasi u largua nga BMW në 2017-n, Kranz shkoi tek Faraday Future, të njëjtin vit që startupi i veturave elektrike të përfundonte në probleme serioze financiare.
Pas katër muajsh Kranz u largua nga Faraday për të bashkëthemeluar Canoo, një kompani që ndërtoi veturën elektrike MPDV1.
Në 2020-n u përfol tek Apple ideja e blerjes së startupit. Bazuar në profilin e Kranz në Linkedin, ai është larguar nga Canoo në prill. Afrimi i tij prej Apple është një përpjekje e qartë e Apple për të ndërtuar një veturë elektrike me sistem vetëdrejtimi.
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Ndryshim epokash, Apple cakton shefin e ri
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit