Aplikacioni Waze është më i përdoruri nga shoferët që e shfrytëzojnë për identifikimin e policëve rrugorë. Nëpërmjet tij, shoferët mund ta kuptojnë në kohë reale se ku janë të pozicionuar policët, në mënyrë që t'iu shmangen apo të ngadalësojnë paraprakisht shpejtësinë.
Njoftimi për vendndodhjen e policisë bëhet nga shoferët, që në aplikacion tregojnë se ku kanë parë policë të pozicionuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Waze është aplikacion navigimi që mbledh informacione nga shoferët që i japin ato, ku përveç prezencës së policisë, mund të raportojnë edhe për kolonat, aksidentet apo ngjarje të tjera në komunikacion.
Ndonëse në shumë shtete përdorimi i këtij aplikacioni është i ligjshëm, autoritetet përdorin radarë sinjalizues që mund t'ia pamundësojë aplikacionin raportimin në kohë reale.
Waze është aplikacion i kompanisë Google, i ndërlidhur me platformën Google Maps.
Aplikacioni është përditësuar disa herë nga kompania.
Platforma për shkarkimin e aplikacioneve online ka bërë të ditur se navigimi me Waze i ka regjistruar mbi 500 milionë përdorues.