Prodhuesi italian Alfa Romeo ka tërhequr modelet Giulia dhe Stelvio Quadrifoglio në SHBA për shkak të problemeve të motorit.
Rrjedhja nga gypat e ftohtësit mund të shkaktojë mbinxehje të njësive të fuqishme (2.9 litër twin-turbo) që kanë rreth 500 kuaj fuqi, andaj mund të shpërthejë zjarr. Për fat të mirë, një mosfunksionim u regjistrua në vetëm 674 njësi në SHBA, duke kërkuar zëvendësimin e zorrës, transmeton kp.
Por, nga ky problem më shumë janë të prekur Giulia dhe Stelvina me një agregat më të vogël 2.0-litërsh me 280 kuaj fuqi.
Problemi ekziston në më shumë se 37,000 vetura vetëm në SHBA.
Artikuj të ngjashëm
-
Alfa Romeo tërheq nga tregu 60.000 vetura Giulia dhe Stelvio
-
BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit
-
Karabinierët të parët që marrin modelin e ri të Alfa Romeos, “Giulia”
-
Hyundai tërheq afro 400 mijë automjete nga tregu për shkak të problemeve me motor
-
Alfa Romeo zbulon Giulia, rivalin e Serisë 3 të BMW-së e C-Classit të Mercedesit