Veturat i ka për ‘merak’, prandaj gjithmonë e pastron vetë. Edhe pse është arkitekt me profesion, Albi Shita me dëshirë flet për pasionin që e ka për veturat.
Prishtinasi për Emisionin SOT e ka prezantuar veturën e tij të veçantë të tipit “Porsche”. Teksa flet me pasion për “dashurinë” e tij, Shita i thekson veçantitë dhe merakun që ka për veturën.
“Porche 7.8”, thotë ai.
Ai tregon se për të qenë një merakli i vërtetë i veturave, duhet të respektohen edhe disa rregulla. Sipas tij, jo çdokush mund ta ketë një epitet të tillë.
“ Jam pjesë e grupit “Marakli’ të kerreve, ky është kerri jem, ky është garazhi ku ne i mirëmbajmë kerret, i mbajmë për merak dhe kujdesemi për to. Na si grup “marakli të kerreve” e kemi filluar me konceptin e kundërt se çka është promovuar deri më tani, ato të cilat kanë promovuar huliganizëm dhe gara në rrugë, ne kemi filluar me provuar merakun për kerr me mirëmbajt kerrin dhe me u kujdes edhe për komunikacionin. Si grup kemi filluar krejt pahiri me një shoqëri të vogël ku aktualisht është njëri ndër komunitetet më të mëdha në Ballkan. Garazhi është i një shoku, por ne që jemi pjesë e grupit këtu i mirëmbajmë krejt kerret”, tha Shita.
Edhe
Mërgimtari nga Amerika i pasionuar në veturat e vjetra
Vetura e Albi Shitës përveç që është e veçantë, po e plotëson atë në çdo aspekt.
“Është i gatshëm për gara dhe legal për rrugë, është diçka që mua më pëlqen, karakterizohet prej një timoni pak më të vogël për arsye të manovrimit më të mirë, e gjithë vetura ka materialin e garave të rezistueshme ndaj flakës etj. Kerrin e kaluar e kam rregullu disa pjesë të motorit. Ky kerr po m’i plotëson të gjitha nevojat. Edhe pse me profesion jam arkitekt me këtë kerr i kry të gjitha punët. Në fund të ditës jam gjithmonë te garazhi i shokut ku kerret i pastrojmë vetë. Gjithashtu na e kem logon identifikues ‘meraklieve të kerreve’, kush e sheh atë logo praktikisht e din që ai njeri është merakli i kerreve, ma i kujdesshëm në komunikacion. Na u ndihmojmë personave të cilët kanë nevojë për informata rreth kerrit, ka pasë raste që i kemi ndihmuar edhe jashtë territorit të Kosovës ku personi është adresuar te ne dhe ne e kemi ndihmuar se si të veproj më tutje për problemet e kerrit të tij”, tha ai.
Për 26-vjetarin, çdo veturë e ka veçantinë e vet, por brendi gjerman është fiksimi i tij.
“Edhe prishjet teknike të kerreve janë të pritshme, ka raste kur ndodh, por në mundohemi me i rregullu akoma më mirë. Edhe kjo është pjesë e qejfit, nuk na mërzit. Me këtë kerr nuk kom pasë asnjë telashe. E bukura dhe e veçanta me vozitë kerr të tillë është se ka komente të bukura prej njerëzve edhe që i njeh edhe që nuk i njeh. Diçka që më pëlqen shumë janë reagimet e fëmijëve të vegjël që ju pëlqen shumë kanë qejf me e pa edhe brenda. Jam gjithmonë i hapur, u tregoj nuk përtoj. Prej shokëve, më njohin që jam pak ma merak me mbajtë, gjithmonë e laj vetë kerrin”, deklaroi Shita.
Për të qenë “merakli i kerreve”, përveç grupit është edhe llogorja që mund ta identifikojë si person i tillë.
Behar Cakiqi, përfaqësues në grupin e “maraklive t’kerreve” në Facebook, tregon se ky grup në fillimet e tij startoi me shoqëri, ndërsa tani të bashkuar janë me mijëra persona të tjerë.
“Më 28 dhjetor bëhen 5 vjet që është formuar grupi. Ideja fillimisht ka qenë shoqëria m’u mbledhë m’i pa kerret, investimet nkerre që i kem bo, duke e pa rritjen e grupit kemi filluar ngritjen e kapaciteteve për të mirën e shoqërisë sonë. Fillim kemi qenë 190, shkoi tani ka arritur 90 mijë marakli në grup, kjo jep faktin se interesimi është i madh”, tha Cakiqi.
Edhe
Kurti harron kritikat, së bashku me ministrat aktivizohet në fushatë
Ndër të tjerash, ai tregon se grupi gjithmonë është në gatishmëri të personave që kërkojnë ndihmë për rregullimin apo këshillat për veturat.
“Ka raste shumë që kur kanë shkuar diaspora kanë pasur defekte në vetura nuk ju ka ra me pritë ma shumë se 10 minuta dhe iu ka bo zgjidhja prej meraklieve të kerreve. Zakonisht në grupin tonë këshillat kryesore janë kujdesi në komunikacion, mos-shkelja e rregullave dhe ndalimi i garave ilegale. Gjithçka çka flitet për grupin tonë është vlerë. Kemi filluar për kerre, kemi bërë edhe bamirësi për persona me nevoja të veçantë”, tha ai.