Abarth ka avancuar gamën e modeleve të bazuara në FIAT-in më të vogël.
Përveç dizajnit të freskuar, modelet e reja kanë edhe motorë më të fuqishëm dhe blerësit do të kenë në dispozicion edhe nuancat e reja të ngjyrave.
Abarth 500 ka motor benzinë 1.4-litër Turbo me kapacitet prej 143 kuajfduqi, në kombinim me marshin manual prej pesë shpejtësive, ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se tetë sekonda.
Abarth 595 Trofeo ka motor 1.4-litër me 158 kuajfuqi, transmeton ksp. Po ashtu, shpejtësinë nga 0 - 100 km/h e arrin për 7,5 sekonda.
{gallery}
Posedon sistem multimedial me ekran prej 7-inç dhe navigacion, ndërsa ka sistem Apple Car Play dhe Android Auto për lidhje me pajisje të mençura.
Modeli i tretë Abarth 595 Turismo posedon 163 kuajfuqi, sensorë për parking, drita automatike, sensorë për shi dhe ulëse sportive me lëkurë.
Në krye të ofertës së gamës së re Abarth 595 ndodhet versioni Competizione me 178 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 - 100 km/h e arrin për 6,7 sekonda.