Italia po diskuton investime të përbashkëta me Arabinë Saudite në sektorët e automobilave, minierave, naftës dhe gazit dhe mbrojtjes, ka njoftuar të hënën ministrit italian i Industrisë, Adolfo Urso, raportoi Reuters.
Që nga marrja e detyrës në tetor të vitit 2022, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është përpjekur të krijojë lidhje të ngushta me Gjirin, duke hequr dorë nga shqetësimet e koalicioneve të mëparshme mbi të drejtat e njeriut në rajon.
Urso do të vizitojë gadishullin Arabik deri të martën, me takime në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
"Italia dhe Arabia Saudite janë të përkushtuara për të zhvilluar një kuadër rregullator dhe industrial që përshpejton autonominë strategjike në sektorin kritik të lëndëve të para”, tha Urso në një deklaratë pas një takimi në Riad me Khalid Al Saalem, president i Komisionit Mbretëror për “Jubail&Yanbu”, që ndihmon në mbikëqyrjen e zhvillimit të industrisë energjetike të Arabisë Saudite.
"Ne hulumtuam mundësinë e partneriteteve dhe investimeve të përbashkëta veçanërisht në sektorin e minierave, si në vendet tona përkatëse, ashtu edhe në zona të treta, siç është kontinenti afrikan”, ka shtuar ai.
Sipas tij, në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të kompanive duke përfshirë Pirelli, Maire Tecnimont dhe Prysmian.