Ekspertët e automjeteve kanë zbuluar se çfarë do të thotë kur uji rrjedh nga motori i veturës dhe si duhet vepruar, raportoi të dielën “The Sun”.
Mund të jetë shqetësuese kur shihet lëngu që del nga tubi i shkarkimit të veturës dhe shkaku mbetet shpesh një mister.
Drejtuesit mund të pyesin nëse kanë ndonjë rrjedhje motori që mund të jetë e kushtueshme për t'u rregulluar apo edhe e rrezikshme. Megjithatë, RAC i siguroi shoferët se, për sa kohë që lëngu është ujë, mund të jetë i padëmshëm.
Me kalimin e muajve të verës, njerëzit kanë më shumë gjasa ta ndezin kondicionerin teksa janë në rrugë dhe kjo mund të çojë në daljen e ujit nga motori.
AC ftoh dhe largon ajrin nga jashtë, duke çuar në krijimin e ujit të kondensuar në avullues. Kjo duhet të shkojë diku dhe kështu lëshohet në sistemin e shkarkimit dhe del në pjesën e pasme të veturës.
Një sasi e vogël uji që rrjedh nga tubi nuk është shkak për shqetësim. Nëse lëngu nuk është i pangjyrë ose ka një erë të pazakontë, atëherë duhet ta çoni veturën te një mekanik dhe ta kontrolloni.
Kjo mund të shkaktohet nga ndonjë formë rrjedhjeje dhe duhet të vlerësohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ftohësi mund të ketë ngjyrë të gjelbër shumë të lehtë, ndërsa vaji i motorit është i errët dhe viskoz dhe lëngu i transmisionit ka një erë të veçantë (shpesh të pakëndshme).