“Renner Projects” merret me projekte bazuar në vetura klasike gjermane, dhe një nga krijimet e para është një BMW 850i i modifikuar ndjeshëm. Kjo veturë u ofrua së fundmi për shitje, por nuk u shit pavarësisht ofertës prej 227 mijë dollarësh.
Vetura filloi si një 850i me një motor 5.0-litërsh V12 dhe sot fuqizohet nga një motor V8 4.9 litra nga BMW M5 i vitit 2002.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRenner rimontoi të gjithë motorin dhe bëri ndryshime pothuajse në të gjithë pjesën e brendshme. Modeli është manual me gjashtë shpejtësi.
Se sa ka kaluar vetura nuk mund të thuhet sepse dokumentacioni nuk është i harmonizuar.
Vetura doli në ankand, oferta më e lartë ishte 227 mijë dollarë, por nuk plotësonte çmimin e kërkuar nga pronari.