Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet Renault Espace i shndërruar në SUV

Ringjallja e emrave të modeleve klasike është trend në industrinë e automobilizmit kohëve të fundit. Përderisa Renaulti tashmë ka konfirmuar planet për modelet e ardhshme “5” dhe “4” për t’i paraprirë linjës elektrike, në afat më të shkurtër pritet të vijë tjetër model ikonik. Bëhet fjalë për Renault Espace, modelin që së pari u lansua më 1984.

Modeli tani do të jetë një SUV (veturë e lartë sportive). Espace bazohet në modelin Austral dhe do të jetë në dispozicion edhe me shtatë ulëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjenerata e gjashtë e modelit do të vijë në treg gjatë verës, ka bërë të ditur prodhuesi francez të martën, në prezantimin e modelit, të cilit s’ia ka bërë të ditur çmimin.

Renaulti ka thënë se Espace do të jetë më elegant dhe muskulor për shkak të ridizajnimit, por me hapësirë më të madhe.

Fuqia e këtij modeli do të vijë nga motori 1.2-litërsh hibrid, i kombinuar me dy motorë elektrikë. Ngasja në sistemin e tërheqjes me katër rrotat bazohet në “modelin hibrid dinamik”, që funksionon me motorë elektrikë që mbushen në vazhdimësi nga motori me djegie. Totali i fuqisë te ky model pritet të jetë rreth 200 kuajfuqi.

Image