Auto

Elon Musku shpallet i pafajshëm për mashtrim në lidhje me Teslan

Elon Musk, tesla

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është liruar nga keqbërja për një postim në Twitter, në të cilin ai tha se kishte "siguruar fonde" për të privatizuar prodhuesin e makinave elektrike.

Musku u përball me një padi grupore të ngritur në emër të aksionerëve të Tesla-s, të cilët argumentuan se ai i mashtronte ata me postimet e tij, në gusht 2018, raportoi BBC-ja të shtunën.

Blerja e propozuar prej 72 miliardë dollarësh nuk u realizua kurrë.

Nëse juria e San Franciskos do ta kishte shpallur Muskun përgjegjës, ai mund të ishte urdhëruar të paguante miliarda dollarë dëmshpërblim.

Nëntë anëtarëve të jurisë iu deshën më pak se dy orë për të marrë vendimin e tyre të premten pasdite.

Musku, ndonëse donte që gjyqi të zhvendosej në Teksas, ku është vendosur Tesla, duke argumentuar se nuk mund të merrte një gjykim të drejtë në San Francisko, e mirëpriti rezultatin.