Auto

Volkswageni do të prezantojë një veturë të re elektrike më 3 janar

Oferta e Volkswagenit për vetura elektrike vazhdon të rritet, pasi kompania gjermane njoftoi se do të prezantojë modelin e saj të ri më 3 janar.

VW ende po i mban të fshehta detajet, por do të tregojë një version të kamufluar të veturës dhe do të zbulojë emrin e saj në fillim të 2023-s.

Ka mundësi që gjiganti gjerman të tregojë modelin e ID-së, i cili u prezantua në qershor si njoftim i sedanit të parë elektrik global që do të ofrohet në Kinë, Evropë dhe SHBA.

Vetura pritet të përvetësojë emërtimin ID.7 dhe do të jetë më pak ekstreme se koncepti.