Një Honda e modelit S2000 e prodhuar më 2008 u shit për 125,000 dollarë në platformën e ankandit Bring-A-Trailer, duke e bërë këtë model të dytin më të shtrenjtin që është shitur ndonjëherë në botë. Ajo që e bën këtë veturë të veçantë është se është një nga rreth 700 modelet e prodhuara të Club Racer.
Më parë ishte në Chicago, Illinois dhe Manitoba, Kanada përpara se të blihej më 2019 nga shitësi i fundit. Ajo u shit me vetëm 9600 kilometra të kaluara, disa parë çelësa dhe një raport të pastër të historisë së veturës. Pjesa e jashtme ka nuancë Apex Blue Pearl që duket se është ruajtur mirë gjatë viteve.

Club Racer dallohet gjithashtu për modelet e tjera S2000, duke nisur nga maska e përparme, krahu i madh i pasmë i fiksuar dhe pjesa e zezë e lëvizshme.
Vetura e shitur së fundi është ende e pajisur me rrotat origjinale 17 inç dhe goma Bridgestone Potenza RE070.
Ulëset janë të veshura me lëkurë Alcantara të zezë dhe vijnë të kompletuara me një qepje peri të verdhë. Duke qenë se vetura ka përshkuar pak më shumë se 9,000 kilometra, nuk është çudi që pjesa e brendshme tregon shumë pak shenja vjetrimi dhe duket sikur sapo ka dalë nga fabrika.

Çmimet e veturave Honda S2000 të përdorura janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht nëse kanë më pak se 100,000 kilometra të përshkuara.
Rekordi për modelin S2000 më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë u vendos në prill të këtij viti, kur një e tillë me vetëm 197 kilometra të kaluar u shit për rreth 200.000 dollarë. /autoblog