Auto

Musk i sigurt: Do të ketë automjete autonome deri në fund të vitit

Pronari i Teslas, Elon Musk, ka deklaruar se qëllimi i tij është që kompania e tij të zhvillojë teknologjinë që do të lejonte një veturë elektrike të lëvizë vetë gjatë vozitjes deri në fund të vitit.

Musk pretendon se automjetet autonome mund të jenë menjëherë në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shton se në Evropë varet nga miratimi i organeve rregullatore.

"Dy teknologjitë në të cilat jam fokusuar, që po përpiqem t'i përfundoj para fundit të vitit, është të dërgojmë raketën tonë në orbitë dhe më pas të bëjmë vetura Tesla që mund të voziten vetë", ka thënë Musk, raportoi Reuters.

Ndër të tjera ai tha se synimi i tij është që në vitin 2025 të dërgojë sërish një njeri në Hënë.